BE: Greqia falimenton në korrik nëse nuk merr këstin e radhës

Publikuar më 10. 06. 2017 nga Xhensila Demollaj

Gjatë një takimi të eurogrupit, ditën e enjte, Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovic, u ka kërkuar kreditorëve të gjejnë zgjidhje për ndihmën e mëtejshme të problemeve financiare të Greqisë, për të shmangur një krizë të re.
Nëse shteti Grek nuk merr këstin e ardhshëm të ndihmës, do të përballet me falimentimin në korrik, pasi nuk do të jetë në gjendje të paguajë 7 miliardë euro të borxhit të vjetër.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka argumentuar se Greqia nuk mund ta shlyejë borxhin në situatën aktuale, vetëm nëse merr ndihmë, do të mund të aplikohet riprogramimi dhe ulja e normës së interest së borxhit. Kreditorët, me Gjermaninë nga njëra anë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar nga ana tjetër, deri tani kanë bllokuar lëvrimin e këstit të fundit, në mes të një mosmarrëveshjeje nëse duhet apo jo të lehtësohet shlyerja e borxheve për Greqinë në një nivel të qëndrueshëm. ballkanweb/

XH. D.