Greqi : Zbulohen 5 vrasje të tjera të emigrantëve shqiptarë, shkon në 176 numri i viktimave

Foto 1 nga 2 Pas Para

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka shkruar se lista e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi është e gjatë. Ai nënvizon se Greqia ka vrarë shumë shqiptarë.

Shkrimi i tij origjinal:

Rritet lista e emigranteve shqiptarë te vrare në token helene, pasi dalin ne drite edhe 5 vrasje të tjera që i përkasin periudhës 2002-2007, duke e rritur numrin ne 177 të vrarë. Në këto vrasje në katër raste përgjegjës është policia, ndërsa në një rast rojet kufitare.

Nga këta të vrarë vetëm dy prej tyre është e bërë e mundur identifikimi. Sokol Mullai 26 vjeç vrarë në kufi nga rojet kufitare më 21/04/2003 si dhe Festim Guma 26 vjeç vrarë nga policia greke më 2/11/2005.

Pa identifikuar mbeten edhe tre raste të tjera si;

4/08/2003 gjendet e vdekur ne qelite e paraburgimit ne pritje për t’u debuar një 29-vjeçare. Simbas policise ajo eshte gjendur e vetvarur pasi nuk donte te kthehej në Shqipëri

14/11/2007 një shqiptar u vra gjatë ndjekjes së policisë ne Preveza ne Janinë, ku simbas policisë shqiptari u vra pasi makina u përmbys.

7/11/2007 29 vjeç u vra nga Policia ne Levadhja të Fllorinës

Lista e disa emigranteve tane te vrare gjate periudhes 1992-2010

(Ne kete liste jane identifikuar me emrra 68 emigrante shqiptar)

  1. Grina vrarë më 1992.
  2. Dremaj (20 vjeç ) 18/12/ 1992.

A.Grabocka. 15/11/1994, vdes ne qendrat e paraburgimit ne Departamentin e Transportit.

  1. Drema ( 20 vjeç).18/12/1994 gjendet I vdekur me dy plage ne shpatull.
  2. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995. Vritet nga polici Sokratis Papadhopulos gjate operacionit ne zonen bujqesore ne Kranies ne qytetin Fllorines.
  3. Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995. Vritet me thikë nga nje grek ne nje lokal në Athinë pasi po kendonte kenge shqiptare.

Arjan Trocka 27/03/1995. Vritet nga rojet kufitare.

  1. Isaku 16 vjec. 1/05/1995 Vritet nga nje bari grek
  2. Bikli nëntor 1995. U vra nga polici Athanasios Fotopulos.
  3. Kodra (30 vjeç) 2/12/1995. U vra ne Selanik nga polici L.Karajanidis.

B.Xixa (28 vjeç) 26/12.1996. vritet nga rojet bregdetare te Korfuzit.

Jani Noka Nëntor 1996. Vritet ne Ekaterini ne Selanik nga polici Dimitrios Spiropullu, polici tha se arma u shkreh vete.

Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996, vrare nga polici Dionisi Karakajdas gjate nje operacioni kundeer emigracionit te paligjshem qe u zhvillua ne Skala Oropo.

Fadil Nabuzi 14/06/1996, vrare me armë zjarri Argiropuli ne Larisa nga 58-vjeçari Athanasio Mato, gjykohet dhe lihet i lire.

  1. Meko (17 vjeç) 6/04/1997.
  2. Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997. Vritet ne Pire nga polici Dimitris Tsagrakos me pretendimin se makina e tij po ecte ne krahun e kundert,Simbas pronarit grek Aleksander Filiopulos makina ndaloi dhe polici pa hezituar I zbrasi pistoleten ne koke shqiptarit. (Ngjarrja arshivohet)
  3. Domaniku (13 vjeç) 30/09/1997. Vritet ne fshatin Paramithia te Janines nga greku Lambro Dhimu, si dhe plagos edhe 16-vjeçarin Milian Llapi.
  4. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997. U vra ne burgun Dhiavato nga nga polici Jorgo Spanidis
  5. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997.
  6. Fotiu 8/05/1998. Vritet dhe groposet ne Tripoli nga polici Spiro Demetriu
  7. Bokari (28 vjeç) 5/06/1998; vrare nga patrulla e policis.
  8. Gjenci 15/06/1998. Vrare ne Megara, asnje hetim.
  9. Butka (40 vjeç) 8/11/1998. Vritet nga polici Panajot Tcoleridis, lihet I lre.
  10. Hoxholli Nëntor 1998.

Gazmend Meka 17 vjeç, Shtator 1999. Vritet ne Platanotopom me armë zjarri nga greku Teokari Eminidis, drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit nga Kavalla, ku shtator të 1997. Edhe ky vrasës lihet i lirë.

I.Subashi 2/02/1999. Vrtitet nga policia ne Kalamaki

  1. Qilari 14/02/1999. Vritet nga policia dhe nje tjeter mbetet i plagosur.
  2. Vekshi Mars 1999. Është nga polici Andonis Kanavas.
  3. Vejziu 13/03/1999.
  4. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999. Vritet ne Kostur nga policia.
  5. Neta (45 vjeç) 7/04/1999. Eshte vrare nga policia kufitare
  6. Sufo 16/07/1999. Vritet ne Florina nga policia, asnje hetim per kete vrasje.
  7. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000.

Anastasio Limura 24/10/2001. u vra nga polici Teodoros Katcas, akuzua per vrasje me paramendim dhe me pas lihet i lire.

  1. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000.

Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000. Vritet nga 57-vjeçari grek Patziarela sebashku me nje tjeter shqiptar 15-vjeçar Erion.. ne nje television prifti I fshatit u shpreh: “Mire beri qe i pastroi”

  1. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001. Vritet ne sheshin Ameriki ne Athine nga polici Joanis Rizopulos Brenda ne lokalin e kafenes tek po pinte kafe. Polici ndalohet dhe me pas lirohet.

Halim Munga 1/12/2001vritet nga rojet kufitare ne fshatin Palaba ne Thesprotia, nuk u be hetim me preteksin se polici ishte ne mbrotje.

Sokol Mullai, (26 vjeç) 21/04/2002 i vrare nga rojet kufitare gjatë përpjekjes për të ikur.

  1. K. (32 vjeç) 2/11/2002. Vritet nga roja kufitare ne Mesopotamia në Kastoria, behen hetimet vrasesi del I pafajshem.
  2. Beso (27 vjeç) 11/05/2002. Vritet nga policia
  3. Fati (23 vjeç) 23/08/2003. I vrare ne Selanik ne banesen e tij.

Adrian Vreto 23/08/2003 25 vjeç i gjetur dhe ky i vrare ne banesen e tij ne Selaniik

  1. Bytyçi (18 vjeç) 23/08/2003. Një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë
  2. Lufo (20 vjeç) 23/09/2003. vritet me thikë nga një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje

Gramoz Palushi 5/09/2004 , vritet me thike nga greku Panajotis Kladis, shkaku po festonte me flamurin shqiptar.

Luan Bërdëllima 36 vjeç 20/08/2004, vritet nga policia I cili sebashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal.

Jani Karo (30 vjeç) 11/08/2004. vritet nga polici Logothetis me arsyen se po I vidhte shtepine

  1. Braimi (39 vjeç) 15/03/2005.

Ilir Frroku, 26 vjeç, 5 mars 2005, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare.

Festim Lika (24 vjeç) 8/09/2005. vritet ne Ambelokipi nga policia, prokuroria jep urdher per hetim pasi ka dyshime per kete vrasje.

Edison Jahaj (18 vjeç) 2/11/2005. vritet brenda ne shtepi ne Krete pasi kishte te veshur bluzen me simbolin e flamurit shqiptar, vrasesit jane babe e bir.

Festim Guma 26 vjeç 2/11/2007 vrarë nga policia

  1. K. (20 vjeç) 1/01/2006.
  2. Lajoti 15/03/2007
  3. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007. gjen vdekjen në paraburgimin ne komisariatin e policies Nea Liosia te Athines, Forumi I Emigranteve Shqiptare ben proteste per kete vrasje.
  4. Late (45 vjeç) 15/04/2007, babai I 5 femijeve vritet pas shpine nga rojet kufitare greke ne fshatin Levea ne Fllorina
  5. Zoto (20 vjeç) 8/11/2007.

Elmi Lata 8/11/2007, vrare nga rojet ne kufi

Genc Lajoti, nendor 2007, nga fshati Miras te Devollit vritet nga nje grek

Aleksander Lufo 20 vjeç 12/12/2007. nga Pogradeci,vritet me thikë nga pronari i tij, pse i kerkoi parate per punen qe beri.

Andi Zoto 20 vjeç1/03/2008. student vritet me armë zjarri.

Fluturim Lala (24 vjeç) 15/05/2008. sebashku edhe me tre te tjere vriten me armë zjarri ne nje lokal ne Athine.

Elton Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008. gjendet I masakruar ne Krete, mjeku ligjor ben fjalë për krim barbar.

Enea Kalemi 18/12/2008, gjendet I vrare me armë zjarri brenda ne shtepine e tij ne Kolone te Athines.

  1. Gashi 22/09/2008. vritet me armë zjarri brenda ne makinen e tij.
  2. Todi (20 vjeç) 20/04/2009. u vra gabimisht nga policia me 9 plumba ne Argjiropoli tek ishte ne pune, familjes ju dha nje pension 44 euro ne muaj.
  3. Manko. 4/02/2010

Disa emra të policëve grekë që dyshohet se kanë vrarë emigrantët e pafajshëm (1992-200)

(Ne kete liste eshte bere e mundur identifikimi i 29 policeve me emra)

Dh. Janopoulos 27/12/1992.

  1. Dellas 12/09/1993.
  2. Mesinis 20/02/1994.
  3. Kunapakis 9/03/1994.
  4. Karajanis Nëntor 1994.
  5. Rigas nëntor 1994.
  6. Sejtaridhis 9/11/1992.

Dh. Janopoulos 27/12/1992. Ka vrare S.Grima

Antonis Dellas 12/09/1993. Ne Veria ka vrare nje shqiptar me pretendimin se po vidhte nje makine, sipas deklarates se policise Antonis Dellas kishte qelluar per mbrojtje, viktimes nuk ju gjet arme.

Antonis Mezinis 20/02/1994. Ka vrare me plumb ne koke nje shqiptar gjate operacionit per kapjen e emigranteve ilegal ne fshatin Dalomanara te Argos.

  1. Kunapakis 9/03/1994.
  2. Karajanis nëntor 1994.
  3. Rigas Nëntor 1994.

Papadopulos 25/02/1995. Vret Albert Kuken gjate nje operacioni per kapjen e emigranteve te paligjshem ne Kranies ne Fllorina,

Athanasios Fotopulos Nëntor 1995, ka vrare shqiptarin Qazim Biklin

Dionisis Karakajdas 20/01/1996. Ka vrare nje te ri. Vrasja qendron ne arshive, ende pa hetim.

Dhimitris Spiropulu 11/11/1996. Në Ekaterini ne Selanik ka vrare shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma u shkreh vete.

  1. Trimis 10/11/1996.

Miltiadis Andreopulos 8/02/1997, ndodhej jashte sherbimit vret 14-vjeçarin me emrin Erion. Ne dhjetor te 1997 drejtesia e nxjerr te pafajshëm.

Stelios Tagaras 15/04/1997. Në Kastoria gjate ndjekjes se nje makine me klandestine hap zjarr dhe vret dy shqiptar.

  1. Tsagrakos 3/08/1997.
  2. Spanidis 16/12/1997. Ka vrare ne Selanik nje 30-vjeçari shqiptar Besnik Bregkoki..
  3. Atmaxidis 6/03/1998. Vret ne Selanik Niko Leonidhi
  4. Demetriu 8/05/1998. Vret dhe gropos ne Tripoli shqiptarin Aristidh Fotiu

Jorgo Makris 30/11/1998 ka vrare nje shqiptar dhe plagosur vellanë e tij, gjykohet dhe lihet i lire

Panajotis Tcoleridis 8/11.1998. Ka vrare Sotiraq Butkën, drejtësia greke e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998)

  1. Zaharopulos Shkurt 1999. Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar.

Athanasios Kanavas 13 mars 1999. Ne Kozani vret Arben Veizin.

Joanis Rizopulos 21/11/2001. Ka vrarë shqiptarin Gentian Çeliku,

Vrasje te paidentifikuara për nga emri

12/1/1992 ne posten kufitare Vidohove sollen ne token shqiptare 6 shqiprare, dy te vdekur dhe 6 te plagosur. Ka reaguar MPJ e Shqiperise.

15/03.1992, dy shqiptare 22-vjeçar jane vrare nga nje patrulle ushtarake ne Thesprotia te Janines.

26/05/1992, ne Votonoci policia ndjek nje 16-vjeçar ilegal qe gjate ndjekjes femija bien nga nje lartesi humnere dhe gjen vdekjen

4/08/1995 greku Zaharia Gogolu vret nje te ri shqiptar, ne qershor te 1998 drejtesia e nxjerr te pafajshëm, ku më pare I kishte dhënë 4 vite burg.

8/02/1996 greku teodoros Zanemas vret nje shqiptar, asnjë hetim.

Shkurt 1996, vritet nje grua shqiptare nga policia, asnje hetim.

Tetor 1996 në Livadhja policia gjate nje operacioni për kapjen e emigranteve illegal qellon me armë dhe vret nje shqiptar dhe plagos shtate te tjerë.

Dhjetor 1996, ne Komotini greku Lfteris Kakulidis vret ne lokal 28-vjeçar shqiptar.

13/11/1997 policia vret nje shqiptar ne Evonosms te Selanikut prane ne vendbanimi ciganesh

Tetor 1998. Nje 17-vjeçar grek vret dy shqiptar, drejtesia e lë te lirë.

7/04/1999 vritet nga patrulla e kufirit Maqedoni-Greqi nje shqqiprar.

20/06/ 1999) në Kardhica u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë…

Nëndor 1999, Në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20 vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet

Gusht 2000, Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë.

19/06/1999 ne Kardhica vritet nje shqiptar pse po shikonte nje makine.

1/09/2000. Dy police rrahin për vdekje nje 46-vjeçar

2/11/2001. Vritet nga rojet e kufirit ne Kastoria nje 32-vjeçar

19/08/2003 ne kufirin grek zhduken tre shqiptar

24/08/2003, rojet kufitare ne Jerapigi ne Kastoria qellojne ne nje grup dhe vrasin nje 18-vjeçar, asnje hetim

14/11/2007 një shqiptar u vra gjatë ndjekjes së policisë ne Preveza ne Janinë, ku simbas policisë shqiptari u vra pasi makina u përmbys.

11/04/2004 ne Sepolia te Athinës policia vret nje shqiptar.

15/08/2007, nje 48-vjeçar vdes ne spital, pasi ishte qelluar nga rojet kufitare bregdetare.

19/09/2007. Në fshatin Kaloxorio nje i vdekur dhe 9 te plagosur pas nje karamboli i nje makine qe ndiqej nga policia, te gjithe emigrante shqiptare.

7/11/2007 rojet kufitare ne Filota te Fllorines qellojne kunder 11 shqiptareve dhe vrasin nje ne Leveas.

7/11/2007 29 vjeç u vra nga Policia ne Levadhja të Fllorinës

5/08/2009. Nje emigrante shqiptare u gjet e varur ne komisariatin e policise Hersonisos te Kretes

Janar 2010, ne Lasidhi te Kretes, policia vret nje shqiptar 26 vjeçar pasi po largohej patrulles se policise.

VRASJET 2010 -2017

31/10/2011 nje grua 48-vjeçare është vrarë në Viotia të Greqisë nga një polic 42 vjeçar, i cili e ka mbytur ate me xhupin e tij.

Fatmir Meta 30 vjeçar 21/04/2011 nga fshati Kuman i Fierit, u gjetën pa jetë në një kamion të braktisur në ishullin grek Mitilini, sipas hetimeve te policise viktima eshte vrare me arme zjarri. Jetonte ne ishull qe nga 1997.

Kristiana Miçani,15-vjeçare 25/01/2012 nga Drenova u gjet nga policia e masakruar sebashku shokun e saj ne Lagadas në Selanik. Dy të rinjtë ishin raportuar të zhdukur rreth një muaj më parë nga familjarët e tyre..

Ιlir Kareli 27/03/2013 vritet brenda ne burg, ku tre dite me pare  kishte vrare gardianin e burgut.

Marian Kola 22/07/2013 vrite nga policia ne fshatin Vrosina 15 km larg kufirit shqiptaro-grek ne Threospia, ne shkembim me arme zjarri me policine greke, pas nje arratisje nga burgu

Leandro Lapa, 46 vjeç nga Saranda, 26/06.2015 vritet ne shtepi nga nje grek, nga kunati i tij me karabine ne ishullin Kos.

Bledar Terpollari 26 vjeç 10/05/2016, vritet me armë gjahu nga pronari i tij grek, arrestohet greku, por trupi pajete i shqiptarit i mungon koka.

Pëllumb Marnikollaj, 28 vjeç, 3/08/2016 u paraqit në komisariatin e policisë Patisia të Athinës, në zbatim të detyrimit për lirimin me kusht në maj të atij viti.Uvra nga policete komisariatit Ano Patisia te cilet e mbajte te fshehur per 15 dite resht.

Kosta Pojani 57 vjec nga Berati 22/12/2016 u vra ne Luca disa km larg Athines. U ekzekutua me arme zjarri tek po shkonte ne pune. Policia dyshon per nje qipriot.

Thanas dhe Eleni Curi 3/2/2017 u vranë në shtëpi në lagjien Peristeri të Athinës.v rasesit ishin greke me origjine nga Kazakistani.

Ilia Qerim Kulla 35 vjeç 2/04/2017, babai i dy femijeve u vra në Mënidhi në Athinë brenda ne makinën e tij

Valton Loka 12/11/2017, babai i dy femijeve u vra ne Kretë nga nje grua e droguar.mediat greke ishte nje njeri prind i shkelqyer.

27/04/2018 vritet me thike në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek 23-vjeçari

Nesti Prifti.15/08/2018 36-vjeçari babai i nje femije u vra me 5 plumba kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij,ne Athine.

15/07/ 2018 Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

13/07.2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet