Greqi/ Të shtëna me armë zjarri në qendër të Athinës

Publikuar më 11. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Të shtëna armësh janë shënuar në Greqi në zonën “Eksarxia” në qendër të qytetit të Athinës mbrëmjen e sotme.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se dëgjuan breshëri kallashnikovi. E ndërsa mediat greke raportojnë se nga të shtënat në qendër të kryeqytetit nuk ka të lënduar.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për autorët që qëlluan me breshëri.

Kujtojmë se pak ditë më parë u qëllua me armë para zyrave të partisë PASOK dhe shënjestër dyshohet se ishin punonjësit e policisë