Greqi, shqiptarët kapen me 29.3 kg kanabis

Publikuar më 08. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Kallpaki pranë kufirit për trafik droge. Ata janë arrestuar në flagrancë duke transportuar në këmbë 29.3 kilogramë kanabis sativa.

Në momentin që shqiptarët janë diktuar nga policia, ata kanë tentuar të largohen drejt një përroi, duke lënë në tokë dy çantat me drogë. Ata kishin 29 pako drogë. Mirëpo, më tej janë vënë në prangat policore.

/D.Xh/