Greqi/ Shkon në 84 numri i të prekurve, merret e njëjta masë si në Shqipëri për parandalimin e koronavirusit

Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në 84. Mediat helene raportojnë se janë konfirmuar 11 raste të reja.

Gjithashtu bëhet e ditur se 81 prej të prekurve janë shtetas grek, që kryesisht kishin ardhur nga Italia, ndërsa 3 shtetas janë të huaj.

Në vijim të masave të marra nga qeveri greke është vendosur ndalimi i të gjitha fluturimeve drejt Italisë së Veriut. Kjo zonë, është vendosur në karantinë nga qeveria italiane, pasi rezulton të jetë një nga më të prekurat nga përhapja e koronavirusit.

Sa i takon Ballkanit, raste me koronavirus janë paraqitur dhe në Maqedoni, dhe 2 në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet