Greqi, shfrytëzonin femra për prostitucion, 12 në pranga

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Një operacion i policisë greke ka bërë që 12 persona të bien në pranga. Të arrestuarit janë për shfrytëzim prostitucioni. Ndër personat e arrestuar janë edhe 5 shqiptarë.

Personat janë arrestuar tanimë. Policia ka gjetur nëpër banesa ku vepronte grupi edhe para e sende të tjera me vlerë.

/D.Xh/