Greqi/ Prangoset shqiptari pas 19 vitesh arrati, tentoi të vriste një person

Publikuar më 01. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Është arrestuar në Selanik të Greqisë një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vite burg. Shqiptari i arrestuar është Hashim Isufi, 55 vjeç, banues në Ferraj, Tiranë.

Hashim Isufi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Ngjarja
Më datë 05.03.1998, rreth orës 17:00, në fshatin Ferraj, Tiranë shtetasi Hashim Isufi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit L. V, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë.

Shtetasi Hashim Isufi i është afruar shtetasit të plagosur dhe ka tentuar ta qëllojë përsëri, por i është bllokuar arma e zjarrit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kapja dhe arrestimi i tij në Selanik u bë për qëllim ekstradimi në Shqipëri