Greqi, ja si u “shkundën” banesat nga tërmeti i fuqishëm (Video)

Një tërmet i fuqishëm goditi kryeqytetin grek mesditën e sotme.

Athina u trondit nga lëkundjet e magnitudës 5.3 ballë, me epiqendër rreth 22 km në veriperëndim të kryeqytetit.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët vrapuan në rrugët e Athinës për orë të tëra.

Edhe pse nuk u raportuan të lënduar apo dëmtime serioze, qytetarët preferuan të qëndrojnë jashtë banesave.

Tronditja më e fortë ishte 4.3 ballë, pothuajse një orë pas tërmetit fillestar në orën lokale 14:13.

Sizmologët paralajmëruan se mund të ketë tërmete të tjera.

Shërbimi i zjarrfikës shpëtoi mbi një duzinë njerëzish të bllokuar në ashensorë pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet