Greqi/ Dy lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit

Dy tërmete kanë lëkundur Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm  Sipas mediave greke raportohet se lëkundja e parë është shënuar në ishullin e Kretës, në orën 03:42, në brigjet e Tymbaki.

Pak minuta më vonë, në orën 03:58, është shënuar një tjetër lëkundje, në një zonë detare 22 kilometra në jugperëndim të Zakynthos. Nga tërmetet nuk raportohet për probleme, por lëkundjet kanë krijuar panik te qytetarët, në orët e para të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet