Greqi, bombë në biznesin e bashkëshortes së Micotakisit

Një bombë artizanale është vendosur në biznesin e bashkëshortes së kryetarit të partisë opozitare greke, Nea Dhimokratia, Kyriakos Micotakis.
Sulmi ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit, në rrugen “Taki”, në lagjen “Psiri”, të kryeqytetit helen. Sipas policisë lokale, sulmi u krye ndaj zyrave të biznesit të saj me veshje të markes “Zeus-Dhion”, me një bombë artizanale e përbërë prej një kallëpi dinamit dhe disa bombola gazi, të lidhura me një sahat.
Prej shpërthimit nuk pati dëme në njerëz, por vetëm fasada e godinës u dëmtua. Pas shpërthimit, në zonë mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat shuan zjarrin dhe pastruan zonën. Hetimet lidhur me ngjarjen i ka marrë në dorë antiterrori. Autoritetet besojnë se akti terrorist u krye prej grupeve anarkiste, të cilat, kohët e fundit kanë kërcënuar bashkëshorten e Micotakisit.
Mareva Grapovski-Micotaki është bërë objekt sulmesh politike edhe prej qeverisë, për shkak të implikimit të emrit të saj në një kompani “off shore”, por edhe në blerje pronash dhe transaksionesh bankare të dyshimta.
Deri në këtë moment, akti nuk është marrë përsipër prej asnjë organizate terroriste./tch

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet