Greqi/ Arrestohet shqiptari, autor i 17 vjedhjeve

Policia greke ka arrestuar një 44 – vjeçar shqiptar pasi është autor i 17 vjedhjeve në disa depo me pajisje bujqësore, ndërtimore, pajisje të tjera elektrike dhe elektronike. Vlera e artikujve të vjedhura pajisje bujqësore dhe ndërtimore dhe pajisje të tjera elektrike dhe elektronike e kalon shumën e 26.500 euro.

Sipas policisë greke shqiptari i arrestuar në rajonin Eordea, Kozani, vjedhjet i ka kryer gjatë periudhës 19.08.2016 deri më 14.11.2017 dhe dyshohet të jenë kryer më një numër bashkëpunëtorësh. Gjithë vjedhjet e kryera kishin të njëjtën metodë.

Madje mëngjesin e ditës së djeshme në policinë e Eordea është denoncuar vjedhja në një magazinë me pajisje dhe aparate elektrike që kapnin shumën e 1.500 euro.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shqiptarit 44 vjeçar në Ptolemaidë, në Kozanë, u gjetën dhe sekuestruan një pjesë e madhe e objekteve të vjedhura.

U sekuestrua makina private, doreza leshi, kaçavida, një telefon celular, që përdoreshin nga shqiptari për të kryer vjedhjet.

Të tjera

Abissnet