Greqi/ 26 viktima nga koronavirusi, rritet edhe numri i të infektuarve

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 26, sepse vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, bëri të ditur se janë regjistruar 71 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në 892.

57 persona janë nën kujdes intensiv, 54 prej të cilëve janë të intubuar, ka thënë Tsiodras. Ai ka shtuar se deri më tani janë shëruar 42 pacientë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë ka zbuluar se nga viktimat 21 prej tyre kanë qenë meshkuj dhe 5 të tjerët femra.

Greqia vazhdon të jetë një nga shtetet më të prekura të Ballkanit nga koronavirusi dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij ka dyfishuar masta kufizuese. Në 23 masr qeveria greke vendosi që qytetarët të dalin jashtë vetëm për të shkuar në punë, për të blerë gjërat më të nevojshme, për të bërë vrap apo për të shëtitur kafshët shtëpiake. Kushdo që shkel rregullat dënohet me gjobë prej 150 eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet