Grenell: Kurti më pa drejt në sy dhe më tha se do ta heqë taksën!

I dërguari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell, në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ka zbuluar detaje të bisedave me Kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin duke thënë se ai i kishte premtuar heqje të taksës.

“Ai më pa në sy dhe tha se ata do ta haqë taksën” ka thënë  Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shteteve të Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke e dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës”.

“Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” ka shtuar Grenell.

I dërguari amerikan ka thënë se ekonomia amerikane, nën udhëheqjen e Trumpit ka qenë e mahnitshme dhe se pikërisht për Kosovën e Serbinë, Trump i kishte kërkuar atij që të ndihmojë për të krijuar hapa nxitës ekonomikë dhe një atmosferë pro-biznesi në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vende pune.

Shkëmbimi i territorit

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Twitter, kemi lëshuar deklarata për mediat, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto janë thjesht thashetheme, kaq, janë thashetheme” ka thënë ai.

I pyetur nëse për  të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell e ka përjashtuar këtë. “ Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion”, ka thënë i dërguari amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet