Grekët në protesta për emrin “Maqedoni”

Në Greqi, më datë 4 shkurt 2018 është paralajmëruar një protestë e madhe publike në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. Protestuesit kanë kundërshtuar që Republika në veriun e Greqisë të mbajë qoftë edhe një emërtim të vetëm që ka të bëjë me termin “Maqedoni”. Organizatorët thanë se Maqedonia është një dhe është greke. Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve të Greqisë që të dalin në protesta masive në nder të kombit grek. Deri në këto momente, protesta është mbështetur nga ana e Kishës Ortodokse të Greqisë, pastaj edhe nga partitë politike kryesisht në opozitë të tilla si Demokracia e Re, Grekët e Pavarur, Lidhja e Centralistëve dhe Partia Komuniste Helene. Paralelisht me këtë protestë do të mbajnë kundër – protestë anarkistët, që janë antidjathtistë dhe antifashistë. Policia është alarmuar, pasi është thënë se do të ketë përgjakje. Edhe më herët se data 4 shkurt, paralajmëruan protesta partia politike “Agimi i Artë” dhe anarkistët.

/D.Xh/ 

 

 

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet