Grace feston 6-vjetorin, ja mesazhi i Aurelës Gaçes për të bijën (FOTO)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Vajza e madhe e këngëtares së mirënjohur Aurela Gaçe, mbushi dje 6 vjeçe.

Këngëtarja  ka uruar vogëlushen e saj Grace me një status të ndjerë.

Statusi 
“6 vjet me pare , të mbajta në krahë për herë të parë… bekimi më i madh i jetës time. GRACE #HIRI I PERËNDISË! Dje, ishin mbledhur shokët tu të grupit me të cilët kalove 3 vjet në kopsht e para-shkollor bashke me mësuesen tuaj.
Shume nga ata shkuan në klasën e parë e ty tani t’u shtuan edhe shokë të rinj e do te rriteni bashke. Dje, shokët të sollën shume dhurata…por kur të rritësh , do të shohësh këto foto, këtë dashuri të sinqertë, këtë gëzim që ke ti e shokët e shoqet e tua, dhe atëherë do ta kuptosh se pse mami të uron, të rrethohesh gjithë jetën tende me dashuri të sinqertë , pikërisht si në këto foto. Ju falënderoj shumë prindër të shokëve të Grace që morët kohën tuaj e bëtë të mundur që ajo të festonte e rrethuar nga dashuria e sinqertë e fëmijëve ????? . Këto sy të qeshur pafshim gjithë jetën tek fëmijët tanë.