Grabitje spektakolare në një hotel në Francë, autorët marrin gjithçka që gjejnë (Foto)

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Persona të armatosur kanë grabitur mallra me vlerë prej disa milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në hotelin e famshëm “Ritz”, në Paris.
Pesë burra të armatosur thyen një dritare në dyqanin brenda hotelit, rreth orës 18:00 në orën lokale dhe arritën të realizojnë grabitjen. Tre prej grabitësve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë mbeten ende në arrati.
Nuk është e qartë vlera e saktë e mallrave të grabitura, por paraprakisht vlerësohet se vlera e atyre të gjetura tashmë, është më shumë se 4 milionë euro.
Hoteli luksoz, me 5 yje, është i vendosur në “Place Vendôme”, në rrethin e parë historik të Parisit, në bregun e djathtë të lumit Sena, ngjitur me Ministrinë e Drejtësisë. Hoteli përfshin një zonë dyqanesh pranë hyrjes së pasme, që shesin bizhuteri dhe veshje luksoze.