Grabitje ose zjarr

Mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu, ka goditur sërish me punën e tij të radhës. Alternativa e vetme që ofrojnë Edi Rama dhe Luzim Basha për Shqipërinë në këtë situata katastrofike politike dhe ekonomike është flaka.

Edi Rama i ka vënë zjarrin institucioneve në vend, duke i futur të gjitha në grushtin e tij. Ekonomisë, duke grabitur financat dhe çfarë ka mbetur nga pasuritë e nën dhe mbi tokës. Po i vë zjarrin mbi të gjitha mundësisë, për të jetuar dhe punuar normalisht në këtë vend.

Nga ana tjetër Lulzim Basha dhe e ashtuquajtura opozitë që përfaqëson, ka 6 muaj që proteston, po alternativa që u ka dhënë shqiptarëve është vetëm djegia e mandateve, gomave dhe e dyerve të blinduar të kryeministrisë. Rruga që na propozon ai është; të iki Edi Rama se është një e keqe e madhe dhe të vij unë në vend të tij, se jam një e keqe më e vogël!

Asnjë ide, asnjë projekt konkret si ai i “Paktit Kombëtar’ të ofruar nga “Zgjidhja” dhe forca të tjera progresiste e intelektuale. Asnjë fjalë, se si do të shpëtojë ky vend nga tranzicioni i mallkuar 30-vjeçar që na ka çuar në këtë pikë fundore.

Kjo është paria politike që po mban peng Shqipërinë, me vetëm dy alternative: Të vazhdojmë ta grabisim, ose ne i vëmë zjarrin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet