Grabitje në Fier, vidhet një shumë e madhe parash në banesën e 56-vjeçarit

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se është grabitur një sasi e konsiderueshme parash në dy valuta.

Sipas burimeve policore, në lagjen “Kryengritja”, është vjedhur banesa e K.M. 56 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, janë marrë 10.000 euro e 550.000 lekë (të reja).

Policia njofton se po “punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.