Grabitja në Rinas/ S’ka gjurmë biologjike në makinën e djegur, policia po verifikon serviset

Nuk janë gjetur gjurmë biologjike në brendësi të automjetit që u përdor për grabitjen e 6.5 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit. Nëse do të gjendeshin gjurmë biologjike, hetuesit do ta kishin më të lehtë zbulimin e autorëve.

Kujtojmë që sot Policia e Tiranës zhvendosi automjetin e djegur që u gjet në fshatin Dritas, duke kryer një ekspertizë. Por në përfundim të këqyrjes nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh, fije floku apo materiale të tjera biologjike.

Makina me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.

Ndërkohë policia po verifikon disa servise makinash për të zbuluar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni, që mundësoi zhvendosjen e bllokut të betonit

Pjesë e hetimit janë edhe disa biznese reklamash ku mund të jetë printuar logo “Hetimi Tatimor” i ngjitur në furgon. Ndërsa po kërkohet edhe mbi vendin ku është porositur maska prej silikoni e përdorur nga Admir Murataj.

Kujtojmë që ky i fundit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit te zjarrit me efektivët e policisë, ndërkohë që grabitësit po largoheshin nga Rinasi.

Që prej të martës, operacioni i Policisë për gjetjen e grabitësve u zhvendos mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pas dyshimeve se ata mund të fshihen në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet