Grabitja në Durrës, gjendet i braktisur furgoni i kantinës

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një kasafortë u grabit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e kantinës së pijeve “Gjergj Kastrioti”.

Agresorët pasi lidhën rojën morën një kasafortë në një nga zyrat dhe u larguan me furgonin e kantinës.

Ndërkaq, rreth mesditës furgoni u gjet i braktisur në rrugën dytësore Fushë-Krujë Milot, që të çon për në fshatin Derven.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët e policisë së Durrësit, të cilët po marrin gjurmët për të identifikuar autorët.