Grabitet shtëpia e këngëtarit të njohur, i marrin 300 mijë dollarë

Publikuar më 25. 09. 2017 nga Elidona Syla

Këngëtari me famë botërore ka qenë viktimë e një vjedhjeje masive. Bëhet fjalë për Jason Derulo, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Los Angeles, duke e grabitur.

Hajdutët kanë marrë të gjitha aksesorët e këngëtarit si dhe 300 mijë dollarë. “Daily Mail” shkruan se fillimisht grabitësit kanë thyer një dritare dhe më pas kanë shkelmuar derën kryesore, ku kanë bërë të mundur hyrjen në shtëpi.

Policia vendase ka deklaruar se atentati është kryer me shumë lehtësi dhe se nga hetimet paraprake dyshojnë se një ndër autorët e krimit është njeri i brendshëm i cili e njeh mirë shtëpinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kohës së krimit, këngëtar ndodhej në Nju Jork ku po merrej me takime pune.