Google planifikon telefonat Pixel për 2018

Publikuar më 24. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Sipas raportimeve të fundit, Google pritet të publikojë edhe tre telefona të ri Pixel.

Megjithatë, Google ka ndryshuar vendimin dhe ka vendosur vetëm për dy modelet, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

Droid-Life është informuar se kompania po punon në tri pajisje të reja për vitin e ardhshëm, me kodet “crosshatch”, “albacore” dhe “blueline”.

Po ashtu, është ende herët të flitet se çfarë mund të presim nga telefonat Pixel 3, të cilët mund të kenë skaje të holla me dy kamera në pjesën e pasme, megjithatë kjo është në fushën e spekulimeve.