“Google” largon 36 aplikacione të rreme në “Android”

Publikuar më 07. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Google ka larguar 36 aplikacione në “Android” të fshehura në “Google Play Store”, të paraqitura si aplikacione për siguri dhe rritje të performancës, por që përmbanin vetëm kodin për të imituar sjelljen e aplikacioneve të tilla, shkruan Telegrafi.
Në të vërtetë, këto aplikacione përmbanin kodin që u përqendrua në shfaqjen e alarme të rreme të sigurisë, duke shfaqur reklama të bezdisshme dhe mbledhjen e fshehtë të të dhënave personale.
Ekzistenca e këtyre aplikacioneve u bë e ditur nga kompania “Trend Micro”, në një raport mbi sjelljen e tyre abuzive.