Goli special i Salah shtang Chelsea dhe çon Liverpool drejt titullit

Liverpool ka mposhtur 2-0 Chelsea në një super ndeshje, duke rimarrë kështu kreun e Premier League dhe ka krijuar distancën e dy pikëve me Manchester Cityn.

Sadio Mane në minutën e 51-të dhe dy minuta më pas Mohamed Salah ishin autorët e golave, që konfirmohen edhe njëherë si një dyshe fantastike.

Senegalezi shndërroi në gol një krosim të Henderson, ndërkohë që egjiptiani realizoi një ndër golat më të bukur të karrierës së tij. Kjo fitore e ngjit Liverpool në kuotën e 85 pikëve pas 34 ndeshjeve, dy më shumë se City që ka edhe një takim për të zhvilluar.

Ndërkohë, me këtë humbje, Chelsea rrezikon që të kualifikohet në Champions League, pasi United e Arsenal janë aty pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet