Goli i Kosta në shtesë kualifikon Juventusin në turin tjetër (VIDEO)

Juventusi mori një fitore të vështirë  1-2 në transfertën e Lokomotivës së Moskës, duke prerë “biletën” për në raundin tjetër.

Në minutën e tretë Ronaldo ekzekutoi fuqishëm një goditje dënimi, ku portierit kundërshtar i shpëtoi topi nga dora, që mandej u shty në rrjetë nga Aron Ramsej.

Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në minutën e 12-të ishte Mirançuk që tronditi rrjetën e Juves pas një aksioni të bukur.

Mandej bardhezinjtë u sfilitën për të arritur golin e barazimit, por aksionet sulmuese nuk rezultuan efiçente deri në minutat shtesë. Në të 93-tën minutë ishte një aksion i bukur i Duglas Kostës që u finalizua në gol nga ky i fundit.

Me trepikshin e sotëm ekipi i Sarrit shkon në 10 pikë në vend të parë, dhe pret e qetë ndeshjet e kundërshtarëve të grupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet