“Golden Globe 2019”: Kush u vesh më bukur dhe kush “dështoi”

Foto 1 nga 13 Pas Para

Lady Gaga e veshur në të kaltërt, më e admiruara e mbrëmjes (pavarësisht flokëve të bëra si Zana Turkina tek “Pinoku”) Glenn Close hieratike, Julia Roberts në pantallona, Nicole Kidman plot shkëlqim dhe shumë sensuale. Dhe lamtumirë veshjes në të zeza të përshtatshme për një kauzë të drejtë. Veshjet më të bukura të divave të Hollywood-it në tapetin e kuq

Anila Dedaj

Nuk është se në 2019-ën lëvizja e “Time’s Up” e ndërmarrë në kuadër të sensibilizimit kundrejt abuzimeve të gruas ka shteruar, e as që bërja publike e rasteve të personazheve publikë, që kanë rënë pre e ngacmimeve ka rënë në gjumë. Përkundrazi. Madje (zh)veshja e ngjyrës së zezë, duke ecur me hijeshi në tapetin e kuq, gati në mënyrë përrallore mund t’ju japë divave edhe një nxitje më shumë për të frymëzuar, pa harruar atë që ndodhi, që rastet të mos përsëriten…  Sigurisht që përtej look-ut mesazhet e “Golden Globe 2019” qenë të shumta, si ai i Alfonso Cuàron, i shpallur regjisori më i mirë për “Romën” që ka kujtuar, atëherë kur më shumë ishte e nevojshme se “kinemaja është bërë për të ndërtuar ura dhe për të rrëzuar muret”.  E megjithatë diçka ka ndryshuar. Dhe në tapetin e kuq këtë edicion të 76-të të ndarjes së çmimeve nga “Hollywood Foreign Press Association”  magjia e pamjes së yjeve erdhi për publikun mes kristaleve, shkëlqimit e ngjyrave të ngrohta duke marrë ndoshta vëmendjen kryesore.

Lady Gaga rivesh fustanin “Valentino

Sytë e të gjithëve ishin padyshim mbi Lady Gaga-n, e cila me “A star is Born” arriti jo vetëm të fitojë statujën për këngën më të mirë të vitit, por përmes kandidaturave si aktorja më e mirë në komedi dhe muzikal, pati edhe një rikonfirmim të emrit të saj në historinë e yjeve të kinemasë botërore. Sigurisht që nuk mund të kalonte pa u vënë re fustani përrallor  i firmës “Valentino”, të cilën artistja e kishte veshur edhe më herët në Bienalen e Venecias për Kinemanë gjatë shtatorit të shkuar për premierën e filmit. Një fustan që e ka bërë të klasifikohet në listën e yjeve të veshur më mirë në 2018-ën. Një fustan që shumë e konsideruan si një homazh për Judy Garland, që para Gaga-s, në 1954-ën, ka qenë interpretuesja e “A star is born”, dhe ajo në film vishte një fustan tepër të ngjashëm me atë që artistja u përfaqësua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Artistja si Zana “Turkina”

Si gjithmonë ekstremiste në paraqitjen e saj, kësaj here pyetjet ngrihen rreth modelit të flokut të Lady Gaga-s, që kishin të njëjtën ngjyrë me atë të fustanit, duke e bërë të ngjasojë ndjeshëm me personazhin “Zana Turkina” në filmin “Pinoku”. A është kjo një mënyrë që artistja ka zgjedhur për t’u autokandiduar për këtë rol në versionin që regjisori Matteo Garrone po përgatit për “Pinokun”?

Personazhet më “chic” të ceremonisë

Ndër personazhet që tërhoqën vëmendjen për veshjen e tyre nuk mund të mos përmendim triumfuesen Glenn Close, hieratike në Armani, Claire Foy, si një kanarinë delikate veshur nga “Miu Miu”. Mandej Nicole Kidman, që mundi të jetë tepër joshëse pa qenë nevoja të tregonte as një centimetër nga trupi i saj. Po ashtu për t’u përgëzuar janë Rosamund Pike, që ndoshta tregoi pak më shumë se kolegia dhe Alison Brie, e cila meriton përsa i përket pamjes duartrokitjen më të fortë të mbrëmjes “Golden Globe 2019”.

‘Look’ i gabuar?! Ja personazhet e diskutuar

Ashtu siç e do tradita, nuk munguan gjatë ceremonisë “Golden Globe 2019” edhe hapat ‘fals0’ të bëra nga yjet e Hollywood-it. Më i diskutuari ka qenë ai i Elizabeth Moss, e cila mbante veshur një lloj “smoking-dress” të shkurtër (ndoshta shumë) që sipas zërave kritikë të modës nuk ishte aspak i përshtatshëm për të. Veshja më e pajustifikueshme është konsideruar ajo e Amber Heard, e cila mesa duket tanimë ja ka marrë dorën ripropozimit të viteve ’80, duke mos qenë aspak në harmoni me modën dhe rastin. Gjatë ndarjes së çmimeve ajo kishte zgjedhur një krijim bardhë e zi të  Monique Lhuillier që gati vë në rrezik konsideratën e publikut për të. Veshja më absurde?! Ajo e Elsie Fisher, që ndoshta nuk kishte kuptuar mirë se ku ishte duke shkuar. Doni të dini se kush e ekzagjeroi më shumë? Padyshim Janelle Monàe, e cila sipas stilistëve ka dështuar tërësisht kësaj here duke risjellë një version të Kleopatrës. Qëndrimet kanë qenë sa të ndryshme edhe kontrastuese përsa i përket veshjes së Julia Roberts, e cila zgjodhi të luaj duke veshur një “combo” disi të çuditshme që varionte mes fustanit ‘nude’ dhe pantallonave mashkullore. Veshja mbante firmën e “Stella Mçartney”.

Yjet në garë: Kush duket më mirë?!

Gjatë ceremonisë “Golden Globe” përpos çiftit  Gaga-Cooper,  në Beverly Hilton të Beverly Hills u panë shumë yje të kinemasë dhe mund të thuhet pa frikë se përsa i përket pamjes (por jo vetëm) gara mes tyre ishte shumë e madhe. Ja çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen nga i pari tapet i kuq i vitit.

Modelet e flokëve: “Provo të më kopjosh nëse ia del dot mbanë”

A mund të arrini ta bëni atë mbledhje flokësh lehtësisht të gufuar si Penelope Cruzz? Po modelin përrallor të Amber Heard? Kësaj herë mesa duket të gjitha divat përsa i përket stilimit të flokëve kanë goditur në shenjë. Ndryshe nga herët e tjera ku modeli i preferuar ka qenë klasiku ‘bun’ kësaj here kanë dashur të paraqiten me flokë voluminozë, onde të fryra, deri edhe me shkëlqim duke i dekoruar me ndonjë bizhu.

Të dashuruarat pas buzëkuqit

Pavarësisht se shumë nga divat preferuan sfumaturat ‘nude’, buzëkuqet me ngjyrë të ndezur nuk munguan as kësaj here. Duke nisur nga ngjyra rozë e Claire Foy, tek i kuqërremti i Amber Heard dhe Saoirse Ronanme buzë ngjyrë të portokallinjtë. Sekreti i tyre për t’i bërë të shndrijnë?! Një prekje ‘gloss’ në qendër të buzëve. Nuk ka asnjë artiste që gjatë mbrëmjes nuk e ka bërë diçka të tillë sipas ekspertëve.

Të dashuruara pas ngjyrës bionde

Ka nga ato yje si Charlize Theron apo Julia Roberts, që sapo ndiejnë të afrohet data e tapetit të kuq bëjnë një transformim të shpejtë të ngjyrës së flokëve. Dhe përherë rezultojnë më bionde nga sa kanë qenë gjatë pjesës tjetër të vitit. Shumë zgjedhin të nënvizojnë nuancat e reja duke i stilizuar në mënyrë super të sofistikuar me një look ‘nude’. Rezultati, Të bukura, por me rezerva.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet