Gola shqiptarë në Kupën e Kroacisë, shënojnë Uzuni dhe Çokaj (VIDEO)

Lojtarët shqiptarë kanë shënuar në Kupën e Kroacisë.

Myrto Uzuni dhe Enis Çokaj kanë lënë firmën e tyre në çerekfinalen e këtij kompeticioni.

Lokomotiva e Zagrebit luajti transfertën kundër Sibenikut, ku Uzuni shënoi golin e epërsisë në minutën e 28.

Pas një krosimi nga e djathta, topi u devijua me kokë dhe përfundoi në këmbët e Uzunit, i cili shënoi me të majtën.

Përballja përfundoi me shifrat 0-3, ku goli i tretë u shënua nga Enis Çokaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet