×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Goditen 8 grupe kriminale, paguanin shuma të mëdha për të eleminuar kundërshtarët

Kreu i SPAK Arben Kraja, gjatë një konference me mediat, zbuloi se tetë grupet kriminale që janë goditur gjatë mega operacionit të BKH dhe Policisë së Shtetit, për të eleminuar kundërshtarët, paguanin shuma të mëdha parash si dhe kishin një strukturë shumë të mirëorganizuar.

“Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore”, tha Kraja në konferncën me mediat.

Arben Kraja: Hetimet e kryera për këto ngjarje kriminale kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve të strukturuara kriminale të cilët kanë shtrirje gjeografike kryesisht në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në Elbasan 4 grupe, në Durrës një grup dhe në Tiranë 3 grupe. Këta grupe kriminale janë dedikuar në veprat penale në dëm të jetës dhe shëndetit si edhe në drejtim të pasurisë. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore.

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu deklaroi në konferencën për mediat se mega operacioni i finalizuar mëngjesin e sotëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka pasur nën hetim ngjarje kriminale të ndodhura nga viti 2011 deri në vitin 2022. Ajo tha se janë tetë grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. “Ngjarjet kanë një shtrirje të gjatë kohore. Nga viti 2011 deri në vitin 2022. Ju e kuptuar se një pjesë janë ekzekutuar dhe një pjesë ende jo dhe nuk mund të japim më shumë të dhëna. Janë tetë grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan”, u shpreh ajo.

Kreu i SPAK Arben Kraja nënvizoi se operacion është ende në zhvillim e sipër duke mos pranuar të japë detaje. Ai nënvizoi se janë identifikuar krerët e grupeve kriminale dhe rolet e secilit anëtar.

“Duhet të keni parasysh se policia vazhdon të jetë në aksion dhe proces. Nuk kemi analizë pse është kapur njëri dhe nuk është kapur tjetri. Për sa kohë kemi evidentuar grupet kemi edhe rolet e secilit”, deklaroi Arben Kraja.

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se operacioni i sotëm ka qenë një punë e vijuar që prej nisjes së ngjarjeve kriminale që janë hetuar.

“Ngjarjet nuk mund t’i përmendim sot pasi operacioni është ende në vijim. Do i bëjmë me dije edhe ngjarjet për të cilat janë grumbulluar prova të reja. Duhet të sqaroj dhe të jem i qartë që në çdo rast të marrjes në dijeni për një ngjarje kriminale veprimet janë kryer me profesionalizëm. Kjo punë nuk ka nisur sot. Ka qenë një punë e filluar që pas konstatimit të secilës ngjarje kriminale.

Provat që janë mbledhur ka dokumentuar mekanizmin e secilës ngjarje. Versionet hetimore dhe pasi janë grumbulluar prova të tjera është vendosur nga gjykata për lëshimin e këtyre urdhër arresteve. Ky operacion do të përfundojë por jemi akoma në zhvillim. Jemi shumë të vendosur të vazhdojmë përballjen me çdo grup kriminal për një ambient sa më të qetë për qytetarët shqiptarë”, tha Gledis Nano.

Nano ka deklaruar se pas mega operacionit në bashkëpunim me SPAK i finalizuar mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga 18 persona nga 32 urdhër arreste të prera në total. Mes tyre ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë policorë dhe elementë të grupeve kriminale të cilët e kanë nga një masë sigurie.

“Operacioni është në vijim dhe ka nisur pas arrestimit të Nuredin Dumanit nga policia në bashkëpunim  me prokurorinë. Pas informacioneve të marra u krijuan dyshime për përfshirjen e shumë personave të tjerë. 32 urdhër arreste dhe 28 banesa të kontrolluar. Operacioni është shtrirë në disa qytete të ndryshme”, tha Gledis Nano.

EMRAT

٠9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

٠9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të 18 personave në super operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u goditën edhe 8 grupe kriminale të rrezikshme. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Çuçi thotë se “asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi:

8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë