Gjysma e Tiranës në terr gjatë natës së Vitit të Ri, OST: Kanë qëlluar me armë telat

Publikuar më 01. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Gjysma e qytetarëve të Tiranë e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në terr, për shkak të një defekti në nënstacionin e ish-Uzinës traktori në Tiranë.

Megjithatë një prej drejtueseve të OST-së pretendon se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Ai ka bërë denoncimin në Policinë e Tiranës, duke u shprehur se në kabinën e dëmtuar është gjetur edhe një gëzhojë arme.

“Për ngjarjen e kësaj të fundit, OST ka kryer denoncim në polici ne komisariatin numër 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me mjete zjarri (dyshohet armë zjarri pasi është gjetur gëzhojë).

Aktualisht që flasim, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale!”, thuhet në një njoftim i ardhur nga OSHEE.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe në vijim OSHEE është në gatishmëri me 1800 punonjës në të gjithë vendin.