Gjyshja e Besit i drejtohet Ramës: Ça ke me pusin tim ti? Na sill një herë ujin … (Video)

Publikuar më 07. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Deklarata e Kryeministrit se do të vendoste sahat edhe ne puse solli reagime të shumta, mes tyre edhe të gjyshes së aktorit të humorit, Bes Kallaku, Ija, e cila tashmë është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun.

Ija ka ironizuar vendimin e kryeministrit, ndërsa në dy videot e publikuara nga Besi, ajo i bën thirrje Ramës që t’i sjell ujë në shtëpi dhe mos të merret me pusin që ka 50 vjet që është ndërtuar.

“Ça ke me pusin tim ti? Na sill një herë ujin tek shtëpia të keqen nëna. Pusi ka 50 vite që është bërë. E hapa para se të le ti”, thotë Ija.

Pjesa dyte e indimjit te Ijes. Hahaahahahah

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Pjesa pare. Osht indinju Ija se dun me ja bo pusin me mates. Hahaahhaa loooottttt

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on