Gjyshja 80-vjeçare udhëton 100 km për t’u bashkuar protestës së opozitës

Protestës së opozitës e cila u zhvilluar ditën e shtunë iu bashkua edhe gjyshja 80-vjeçare Mine Koka. 80-vjeçarja ka sfiduar moshën gjithashtu edhe kushtet e këqija atmosferike për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Ndërkohë, Denisa Vata është Kryetare e Forumit Rinor të PD-së për Matin, shprehet se nëna 80-vjeçare kishte dëshirë që të vinte në protestë për të shprehur revoltën e saj kundër kësaj qeverie. Ajo ka udhëtuar mbi 100 kilometër rrugë për t’iu bashkuar   protestës së 13 prillit dhe këtë gjë e ka bërë me dëshirë, madje është shprehur se do të vij sërish në protestën e ardhshme për të rrëzuar qeverinë Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet