Gjyqtari Shkëlqim Miri: Më lironi nga burgu, jam i sëmurë me…

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga gjyqtari Shkëlqim Miri. Ky i fundit, apeloi masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke kërkuar lirinë e tij.
Gjyqtari me anë të avokatëve të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë, pasi pretendon se është sëmurë. Gjykata nga ana e saj ka caktuar dy ekspertë mjekoligjor, të cilët do të kryejnë ekspertizën.
Në bazë të raportit që do të vij nga ekspertiza do të përcaktohet dhe masa e sigurisë. Gjyqtari Miri ka thënë në gjykatë se vuan nga një sëmundje tumorale në kokë.