×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Gjyqtari serb që votoi kundër Kurtit vjen nga krimi i organizuar”, avokat Spartak Ngjela shpjegon vendimin

Duke u nisur nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, në të cilën hidhet poshtë kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje, ka reaguar edhe Avokat. Spartak Ngjela.

Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ngjela shkuan se gjyqtarët e Kushtetueses në Kosovë i dhanë të drejtë presidentit Thaçi me “logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni.”

Ngjela shkruan se Gjykata vendosi që Thaçi të dekretojë një kryeministër të tjetër, por ngrë pyetjen se ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në Kushtetutë? Sipas tij, kjo nuk mbështet në Kushtetutë dhe për këtë arsye “të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale.”

“Të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale, bashkë me një serb që është gjyqtar e që vjen nga krimi i organizuar, si i dënuar me burg,” shkruan më tej Ngjela.

Duke shtuar se vendimi zyrtar i Kushtetueses nuk ka dalë ende, avokati thekson se kjo u jep shpresë gjyqtarëve që “të shpëtojnë nga fakti i kryerjes së një krimi të rëndë.”

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretimin e Avdulla Hotit për kryeministër.

Kushtetuesja ka konstatuar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re.

Postimi i plotë:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i japin të drejtë dekretit të presidentit Thaçi me logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni. (!)

A të jetë e vërtetë?

Ja si arsyetojnë gjyqtarët, sipas vendimit që qarkullon:

Të drejtën për formimin e qeverisë e ka Vetvendosja. Por, kryetari i saj u vonua që të paraqiste një emër për kryeministër.

Fakti që u vonua, e drejta i takon presidentit Thaçi, që ky të dekretojë një kryeministër tjetër.

(Domethënë, fatorinoja e trenit thotë: Albin, ti erdhe vonë, vendi yt tani u plotësua).

Po ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në kushtetutë?

Jo, nuk mbështetet në kushtetutë.

Atëherë?

Atëherë, të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale, bashkë me një serb që është gjyqtar e që vjen nga krimi i organizuar, si i dënuar me burg.

Po, a ka dalë vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese?

Jo, nuk ka dalë ende.

Atëherë gjyqtarët paskan ende shpresë të shpëtojnë nga fakti i kryerjes së një krimi të rëndë.

Të shohim vendimin, vërtet, me logjikën e fatorinos së trenit është? …

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rëndohet situata nga Koronavirusi në rajon, qindra raste të reja dhe dhjetëra viktima

Rëndohet situata nga Koronavirusi në rajon, qindra raste të reja dhe dhjetëra viktima

Publikuar më 03.07.2020
Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se në 24 orët e fun...

Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, arrin në 298. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet po ashtu se autoritetet kanë identifikuar 309 raste të […]

Lexo më shumë

Integrimi i Shqipërisë/ Zyrtari gjerman flet për sfidat e zgjerimit të BE-së dhe prioritetet

Integrimi i Shqipërisë/ Zyrtari gjerman flet për sfidat e zgjerimit të BE-së dhe prioritetet

Publikuar më 03.07.2020
Zgjerimi i BE-së mbetet i lartë në agjendën tonë dhe shpreso...

Zgjerimi i BE-së mbetet i lartë në agjendën tonë dhe shpresojmë të bëjmë përparim në procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb në një intervistë për European Western Balkans. Schieb shtoi se ai është i bindur se negociatat e pranimit me Serbinë gjithashtu do të përparojnë […]

Lexo më shumë

Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog,do të nisem në Uashington

Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog,do të nisem në Uashington

Publikuar më 02.07.2020
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një intervist...

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se kushtetuta i jep atij të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Hoti tha se tashmë Kosova ka ndërtuar të gjitha mekanizmat për t’u përfaqësuar në këtë dialog dhe pohoi se është i gatshëm të shkojë në takimin […]

Lexo më shumë

Beogradi rrezikon rikthimin e izolimit për shkak të situatës së rendë nga COVID-19

Beogradi rrezikon rikthimin e izolimit për shkak të situatës së rendë nga COVID-19

Publikuar më 02.07.2020
Ndonëse, Bashkimi Evropian ka hapur kufijtë me Serbinë për s...

Ndonëse, Bashkimi Evropian ka hapur kufijtë me Serbinë për shkak të situatës jo të rëndë me COVID-19, vetë qyteti i Beogradit duket se ndodhet në një situatë tjetër nga panorama e përgjithshme në vend. Për këtë arsye, Presidenti Aleksandër Vuçiç pritet të marrë masa të ashpra që mund të shkojnë deri në izolimin e kryeqytetit. […]

Lexo më shumë

“SHBA dhe BE nuk janë rivalë mes tyre”, njeriu i Trump shpjegon qëndrimin ndaj Kosovës

“SHBA dhe BE nuk janë rivalë mes tyre”, njeriu i Trump shpjegon qëndrimin ndaj Kosovës

Publikuar më 02.07.2020
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Mattheë Palmer ...

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Mattheë Palmer dhe i Dërguari Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak thanë që SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për Ballkanin Perëndimor, njoftoi agjensia serbe e lajmeve Tanjug. Në një video-konferencë Dialogjet Ballkanike, të organizuar nga Concordia, Instituti East […]

Lexo më shumë

Ishte e shtruar prej 1 jave, e infektuara me koronavirus arratiset nga spitali, ngre në këmbë policinë

Ishte e shtruar prej 1 jave, e infektuara me koronavirus arratiset nga spitali, ngre në këmbë policinë

Publikuar më 02.07.2020
Një grua e konfirmuar me koronavirus është arratisur nga spi...

Një grua e konfirmuar me koronavirus është arratisur nga spitali. Bëhet fjala për një të infektuar, e cila ka ikur nga ambientet e Spitalit të Gjakovës. Mediat kosovare shkruajnë se ajo kishte rreth një javë që qëndronte e shtruar. Ndërsa raportohet se e infektuara me Covid-19 ka arritur që të arratiset nga spitali pa lejen […]

Lexo më shumë

Koronavirusi/ Regjistrohen 113 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Koronavirusi/ Regjistrohen 113 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Publikuar më 01.07.2020
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije ...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 113 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 266 testeve. “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e […]

Lexo më shumë

Kameramani i televizionit shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi (Foto)

Kameramani i televizionit shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi (Foto)

Publikuar më 01.07.2020
Kameramani shqiptar i punësuar në Radio Televizionin e Maqed...

Kameramani shqiptar i punësuar në Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut (RTVM) mbrëmë ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit. Bëhet fjalë për Shenoll Ahmetin, i cili ishte infektuar me koronavirus gjatë javës së fundit, ndërsa ditë më parë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka përfunduar në respirator. Lajmi është konfirmuar nga […]

Lexo më shumë