
Duket se skandali i bërë publik mbrëmë, ku sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultoi se kishte mashtruar familjen e një pacienteje të infektuar me Covid-19, duke u hequr si infermiere, ka prekur qytetarët shqiptar.
Këtë e kanë treguar edhe përmes komenteve që i kanë bërë kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi videon nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT. Ashtu siç mund të lexoni edhe më poshtë, komentuesit nuk i kanë kursyer kritikat dhe akuzat në drejtim të qeverisë.
“Ti mund të kesh jo 1 po 10 depo të tilla po me ato që po dëgjojmë gjynah për familjarët dhe ata që janë shtruar”, i thotë një komentues, ndërsa Rama i kthehet: “Mos dëgjo po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe ti që dëgjon!”
Një tjetër qytetar i ankohet kryeministrit se nuk janë rimbursuar barnat për trajtimin e Covid-it, si dhe denoncoi se ka paguar nën dorë infermierët dhe mjekët.
“Po ne që e kemi të provuar e të faktuar, do kupona tatimorë të gjithë ilaçeve e vizitave që kemi blerë/ bërë për një person të sëmurë nga Covidi, apo lekët dhënë mjekëve dhe infermierëve ti mund të thuash ç’të duash zotëri i dashur, por ne e kemi provuar në kurriz s’na shet dot sapunin për djathë”.
Rama i përgjigjet komentuesit me fjalët: “Ndërsa për lekët që i paske dhënë mjekëve e infermierëve nuk e di se s’kam provë për këtë, por nuk besoj se ke paguar gjithë mjekët e infermierët e Shqipërisë që i fyen duke i futur të tërë në një thes”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply