Gjykata liron Mario Meshitin, vendos masën “detyrim paraqitje”

Mario Meshiti është liruar nga Gjykata e Tiranës. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje” i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit.

Meshiti ka kërkuar më parë lirimin nga burgu, i cili pretendonte se nuk ka patur lidhje me ngjarjen, por pas disa muajsh dënimi në qeli, Gjykata e Tiranës vendosi sot që ta lërë të lirë. Ndërkohë që Meshini akuzohet për moskallëzim krimi, ai është arrestuar në 30 Janar 2018 pasi nuk denoncoi vrasjen e Kasmit.

Kujtojmë që 41-vjeçari Devi Kasmi u vra më 29 janar të këtij viti në derën e shtëpisë së tij. Ai u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Si ekzekutues është i pandehur shtetasi grek Eftimiu Eftimius, 49 vjeç.

Pas masakrimit të bërë në kokë dhe trup viktimës Kasmi, policia dyshon se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze.

Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjet 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet