Gjykata lë të lirë Florenc Çapjan

Gjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen ndaj Florenc Çapjas, i cili automatikisht ka fituar lirinë.

Çapja akuzohej për atentatin ndaj ish-shefit të Policisë Fadil Memës.

Vendimi vjen 5 muaj pas arrestimit të tij nga forcat RENEA në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”.

Ngjarjet e vjetra

Rasti i parë ka të bëjë me tentativën e vrasjes në vitin 2006 të Fatmir Metës, pas përplasjeve me fisin Çapja. Për këtë ngjarje akuzohet Florenc Çapja, e ndodhur më datë 30.01.2006, në Elbasan. I dyshuari për këtë ngjarje, tashmë është vënë në pranga. Dosja e dytë e zbardhur lidhet me vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij, ngjarje e ndodhur në 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan. Gentian Beqiri ishte një ndër të arrestuarit disa kohë para ngjarjes për vrasjen e Sokol Çapjes, por më 15 gusht të 2012-s dy persona, hynë në shtëpi dhe e qëlluan atë për vdekje. Pas pak minutash ata vranë dhe babanë e Gentianit, Nezir Beqiri. Policia deklaron se autorë të ngjarjes janë Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, dhe Etien Çani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi”, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja e tretë kriminale e zbardhur lidhet me pengmarrjen dhe plagosjen e ndodhur në 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit, nga ku ka rezultuar se autorë janë Marjus Lulaj, (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale (në kërkim për përplasjen në tregun agroushqimor me policinë) dhe E. Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e burgut në Elbasan. Ndërkohë, akuzat që rëndojnë ndaj Florenc Çapjas janë “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet