Gjykata Kushtetuese/ Blushi: Maja të lexojë Kushtetutën në shqip

Maja Kocijancic, zëdhënëse e BE-së ka reaguar pas ngërçit të krijuar mes Presidencës dhe Parlamentit për krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për Euroneës Albania, Kocijancic tha se nuk i takon Bashkimit Evropian të vlerësojë përputhshmërinë e hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse.

Kocijancic është shprehur se është thelbësore që ky konflikt interpretimi të zgjidhet me urgjencë, duke marrë parasysh dispozitat dhe frymën e ndryshimeve kushtetuese dhe legjislative të vitit 2016, për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të bëhet plotësisht funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pas kësaj deklarate të zëdhënësës së BE- së ka reaguar Presidenca.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Ted Blushi i sugjeron Kocijancic që të lexojë Kushtetutën. “Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!”, thuhet në mesazhin e Blushit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet