Gjykata jep 30 ditë burg për Iljaz Katiraj, pse qëlloi Ramën me këpucë

Protestuesi Iljaz Katiraj vetëm pse ka qëlluar Ramën me këpucë ka marrë 30 ditë burg edhe nga Gjykata e Apelit, që ka konfirmuar masën e sigurisë të Gjykatës së Shkallës së Parë.

50-vjeçari qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga spitali teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe. Burri ndër të tjera dukej i revoltuar dhe i thirri Ramës: “Turp turp!”.

Në lidhje me këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, ka reaguar deputeti i PD Klevis Balliu. Ai tha se heroi i Unazës së Re ka marrë një dënim politik dhe absurd.

Postimi i deputetit demokrat Klevis Balliu: 

HEROI I UNAZËS SË MADHE ILIA KATIRAJ LIHET NË BURG,
AUTORËT E PROJEKTIT KORRUPTIV NUK PREKEN

TURPI i Gjykatës, e cila la në burg heroin e protestës së qytetarëve të Astirit, në Unazën e Re, Ilia Katiraj.
Të vetmit që duhet të shkojnë pas hekurave janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe drejtuesit e ARRSH, të cilët sot e pranuan vetë se projekti i Unazës së Madhe është abuziv. 
E ndërsa klika Rama-Veliaj e pranojnë që ky projekt është korruptim, gjykata mban pas hekurave qytetarët që protestuan për të drejtat e tyre.
S’ka turp më të madh për një qeveri që udhëhiqet nga BANDAT DHE KRIMINELËT

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet