Gjykata e Prishtinës lë të lirë “Babalen”

Dje autoritetet kosovare bënë të mundur arrestimin e Albert Veliut, ose siç njihet ndryshe “Dëshmitari X” ose “Babalja”, ndërsa sot bëhet e ditur se gjykata e Prishtinës ka lënë të lirë këtë të fundit, duke rrëzuar kërkesën për paraburgimin e tij.

Kujtojmë se Veliu u arrestuar ditën e djeshme në azilin e Prishtinës, ku dhe u shoqërua për në paraburgim. Nga dje po bisedohej se shtetasi Albert Veliu duhet t’i dorëzohej autoriteteve shqiptare duke qenë se ai u arrestua për llogari të drejtësisë së vendit tonë.

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest më burg”, për shtetasin Albert Veliu dhe mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e shpifjes dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Këto ishin dhe arsyet pse policia e Kosovës bëri të mundur arrestimin e tij, ishte avokati mbrojtës i Veliut ai që bëri publike dhe kërkesën që “Babalja” mos të ekstradohej në Shqipëri pasi jeta e tij ishte në rrezik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet