Gjykata e Lartë Evropiane vendos: Facebook të fshijë komentet nëse ia kërkon policia

Gjykata e Lartë Evropiane ka marrë vendimin që Facebook apo platforma të ngjashme në internet, mund të urdhërohen nga policia që të fshijë postimet e paligjshme.

Avokatët e të drejtave të njeriut e kanë dalë kundër vendimit duke theksuar se ai mund t’i lejojë regjimet autoritare që t’u mbyllin gojën kritikëve.

Vendimi vjen një javë pasi  Gjykata e Lartë Evropiane tha se Google nuk është e detyruar të aplikojë ligjin e “të drejtës për t’u harruar”.

Gjykata e Bashkimit Evropian tha se rrjetet sociale si Facebook duhet t’u përgjigjen kërkesave për të eliminuar përmbajtje globalisht sipas rrethanave të caktuara.

Kësisoj platformat mund të kërkojnë shembuj të ngjashëm të përmbajtjes së paligjshme dhe t’i heqin ato, në vend që të kërkojnë që ato të raportohen.

Facebook doli kundër vendimit duke thënë se nuk është detyra e platformave të rrjeteve sociale që të vëzhgojnë, interpretojnë apo fshijnë përmbajtje të caktuara që konsiderohen ilegale.

Ky vendim merr shkas nga rasti i kryetares së grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Austri, që paditi kompaninë në gjykatën Austriake duke i kërkuar të fshijë një koment postuar nga një përdorues për të cilin tha se i prek nderin e saj.

Mandej Gjykata Austriake kërkoi ndihmë nga Gjykata Evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet