Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri, Kujtim Miri. Gjyqtari Miri është arrestuar nga policia për fshehje të ardhurave.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Mirit gjatë u gjet një shumë monetare me vlerë 340 milionë lekë të vjetra. Miri rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria.

Ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për gjykatësin, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë që Miri të lihej në burg për të vijuar hetimet. Gjykatësi u ndalua katër ditë më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të dënuarit për vrasjen Gentian Doda.