Gjykata e Apelit jep vendimin për Ragip Hajdinin

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë sot vendimin për të arrestuarin e 6 për grabitjen e Rinasit.

Ragip Hajdinin ose siç njihet ndryshe “Daja” nga Kosova, është i dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit.

“Arrest me burg” është dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për Hajdinin.

Ndaj tij rëndojnë akuzat  si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit.

Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit. Shtetasi rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet