Gjuriç ashpërson tonet: Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova

I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç ka thënë sot se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova. “Më datë 10 shkurt 2018 bëhen dhjetë vite nga vetëshpallja e pavarësisë së Kosovës. Këtë krijesë të rreme nuk e kanë njohur tri të katërtat e njerëzimit”, ka thënë Gjuriç. Ai ka shtuar se Kosova blen mikro-shtete, iu jep dhurata atyre dhe ata njohin pavarësinë e saj.

Gjuriç ka nënvizuar se Kosova as e Organizatës të Kombeve të Bashkuara, e Këshillit të Europës dhe as të organizate tjetër me rëndësi dhe peshë në arenën ndërkombëtare. “Nuk do ta njohim kurrën e kurrës këtë krijesë të rreme. Jo derisa Vuçiç të jetë kryeministër i vendit e derisa të udhëheqë këtë politikë”, ka shtuar ai. “Nuk ka heqje dore nga Kosova”, tha ai. Marko Gjuriç vlerëson se Kosova si çështje është ndër më seriozet shtetërore dhe kombëtare për Serbinë.

/D.Xh/

 

 

 

 

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet