×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjuha shqipe pjesë e të gjitha shkollave publike në Itali

Firmoset peticioni për përfshirjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në shkollat shtetërore italiane, pritet që peticioni të niset në Bruksel për t’u legjitimuar. Arjana Kosova Hoxha dhe Gentian Alimadhi dhe tregojnë për “Shekulli”-n si lindi ideja e kësaj nisme dhe sa është mbështetur nga autoritetet

Enida Vërça

Përfshirja e mësimdhënies së gjuhës shqipe në shkollat shtetërore italiane”, është synimi i mësuesve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj. Gentian Alimadhi, një shqiptar i cili ka garuar me herët të bëhet kryetar bashkie në qytetin e Parmës dhe nisëmtarja e këtij peticioni Arjana Kosova Hoxha tregojne për “Shekulli”-n iniciativën më të re që kanë marrë në komunitet. Ata thonë se ka nisur nënshkrimin  e një peticioni, i cili sipas tyre nëse plotësohet në masë do të bëhet e mundur që zyrtarisht gjuha shqipe të mësohet në shkollat publike italiane. “Lidhja e Mësusve ka krijuar një peticion, i cili gjendet edhe në platformën online për të bërë një hap të rëndësishëm, mësimin e gjuhës shqipe në shkollat publike italiane tek fëmijët shqiptarë”, thotë ai. Sakaq Hoxha thotë se interesi është i lartë dhe realisht italianët më kanë mbështetur shumë në këtë nisëm. “Ne shpresojmë se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, po punohet për të patur çdo gjë si duhet dhe në këtë mënyrë çdo shqiptar do përfshihet në mësimin e gjuhës shqipe me tekstet e nevojshme dhe gjithçka tjetër që duhet për të realizuar një kurs të tillë. Peticioni do të shkojë drejt Bruskelit. Ai lindi si pasojë e mungesesë se mundësive për të vazhduar mësimdhënien në mënyrë vullnetare, sidomos pas Covid-19. Ne jemi komuniteti më i madh pas Marokut në Itali, ndaj është e domosdoshme që kjo gjuhë të bëhet zyrtare”, tregon Hoxha.

Peticioni

Nismëtaret thonë se zhvillimi i gjuhës së folura dhe promovimi vlerëson çdo njeri i cili integrohet në shoqëritë evropiane. Sakaq thotë se deri më tani në versioni online janë mbledhur mbi 730 firma. Synimi është mbledhja e 1 mijë të tillave. “Deri me tani jane 63 shkolla ne regjione te ndryshme Shoqata Shqiptare e Mësuesve në Itali po organizon këtë peticion për të mbledhur nënshkrimet e çdo qytetari që mbështet mësimin e gjuhës shqipe në shkollat ​​shtetërore italiane. Jemi në rrugë të mbarë dhe pak ka mbetur që kjo nismë të konkretizohet”, sqaron më tej. “Për të bërë këtë nismë ligjore, lindi nevoja e një studio ligjore. Në këtë moment nisi bashkëpunimi me Gentian Alimadhin. Peticioni do të qëndrojë 2 muaj online dhe të studiohet ana ligjore e tij. Më pas do të nisemi drejt Brukselit, për të ligjetimuar këtë projket për të bërë këtë nismë zyrtare”, sqaron me tej ajo.

Problemet

Hoxha thotë se më shumë se kurrë fëmijët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë jo vetëm gjuhën italiane në bankat e shkollës por edhe atë nga ata vijnë. Po ashtu ajo nuk lë pa përmendur edhe problemet me të cilat ndeshen më së shumti emigrantët të cilët synojnë të vazhdojnë mësimin e gjuhës shqipe. “Momentalisht zhvillohen kurse të gjuhës shqipe që jepen nga “Shoqata Shqiptare e Mësuesve në Itali”. Mësuesit mundohen të sigurojnë të gjithë literaturat që nevojiten për zhvillimin e gjuhës shqipe. Nga ana e nxënësve ka interes, por jo gjithmonë. Fëmijët që vijnë në moshë të vogël nëse nuk kanë një shtysë nga prindërit nuk shfaqin të njëjtin interes sa pjesa tjetër”, thotë ajo.

Regjistri

Ndërkohë për të gjithë mësuesit në Diasporë është miratuar edhe regjistri i veçantë në  bazë të të cilit ministria përgjegjëse për arsimin krijon regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë. Ky regjistër do të përmbajë listën e mësuesve të cilët kanë të drejtë të japin mësim për programin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë. Gjithashtu aty do të pasqyrohen të dhënat  e mësuesve në Diasporë të cilat do të bëhen pas vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, në ministrinë përgjegjëse.

Vëmendja

Edhe vetë mediet italiane i kanë kushtuar herë pas here artikuj sakrificës që bëjnë mësuesit shqiptarë për të mësuar gjuhën shqipe në këtë shtet. Pak kohë më parë “La Stampa” përshkruante se si niste mësimi i gjuhës shqipe në mënyrë vullnetare çdo ditë të diel, për afro dy orë, në shumë qytete dhe intresi nga të rinjtë ishte gjithmonë i lartë. “Rruga e gjatë që bëjnë shqiptarët për një jetë më të mirë dhe dëshira për të mos e humbur gjuhën e nënës kudo që ata shkojnë është për t’u admiruar”, shkruan një artikull i pak muajve më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ndalet solidariteti i shqiptarëve ndaj italianëve, dhurojnë 11 mijë euro për të luftuar Covid-19

Nuk ndalet solidariteti i shqiptarëve ndaj italianëve, dhurojnë 11 mijë euro për të luftuar Covid-19

Publikuar më 01.07.2020
Një grup sipërmarrësish shqiptarë që jetojnë në Conegliano (...

Një grup sipërmarrësish shqiptarë që jetojnë në Conegliano (Treviso), i kanë dhururar rajonit të Venetos në Itali 11 mijë euro në shenjë solidariteti që ky vend po kalon si pasojë e pandemisë së Covid-19. Guvernatori i rajonit të Venetos, Luca Zaia në një postim në rrjete sociale, ka vlerësuar gjestin e tyre duke shkruar “kanë […]

Lexo më shumë

E martuar me një burrë me ngjyrë, rrëfimi i shqiptares: Për prindërit bashkëshorti nuk ekzistonte

E martuar me një burrë me ngjyrë, rrëfimi i shqiptares: Për prindërit bashkëshorti nuk ekzistonte

Publikuar më 22.06.2020
Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, n...

Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nxjorrën përsëri në pah betejën e dhimbshme për barazi racore në Shtetet e Bashkuara. Por, çdo të thotë të ndeshesh me problemet racore në një kontekst më personal – me çfarë vështirësish përballet një çift dy-racor në Amerikë? Jonida Spahija dhe bashkëshorti i saj Nnamdi […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nderon një tjetër shqiptar me medalje ari, i riu ndan emocionet

Presidenti Trump nderon një tjetër shqiptar me medalje ari, i riu ndan emocionet

Publikuar më 20.06.2020
Prej vitesh ndihmon njerëz në mënyrë vullnetare, Trump i jep...

Prej vitesh ndihmon njerëz në mënyrë vullnetare, Trump i jep medalje ari shqiptarit Marko Kepi. 30-vjeçari tregon për “Shekulli”-n emocionet dhe planet për të përfaqësuar shqiptarët në Amerikë Enida Vërça Edhe tre ditë kanë mbetur nga gara për zgjedhjet që do të mbahen në asamblenë e New York-ut, ku pjesë e tyre është edhe shqiptari […]

Lexo më shumë

Emigracioni arrin nivelin më të lartë të dekadës, më shumë ikje sesa kthime në vend

Emigracioni arrin nivelin më të lartë të dekadës, më shumë ikje sesa kthime në vend

Publikuar më 19.06.2020
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në v...

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vend janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010. Sipas kësaj, migracioni është zgjeruar, duke arritur në 2019-n në rreth 23 mijë persona që janë larguar neto nga vendi, niveli më i lartë, të paktën që nga 2011-a. Sipas […]

Lexo më shumë

Shtyhen deri në një datë tjetër aplikimet për pajisjen me leje qëndrimi në Itali

Shtyhen deri në një datë tjetër aplikimet për pajisjen me leje qëndrimi në Itali

Publikuar më 17.06.2020
Shteti italian ka shtyrë afatin kohor të mbylljes së procesi...

Shteti italian ka shtyrë afatin kohor të mbylljes së procesit të pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët ilegalë në Itali. Qeveria e mori këtë vendim për shtyrjen e afatit kohor të këtij procesi nga data 15 korrik 2020 deri në 15 gusht 2020, në mbledhjen e fundit të bërë nga Këshilli i Ministrave. […]

Lexo më shumë

Vendet me kërkesën më të lartë për punësime në Itali, ndër to dhe Shqipëria

Vendet me kërkesën më të lartë për punësime në Itali, ndër to dhe Shqipëria

Publikuar më 16.06.2020
Në Itali, Ministria e Brendshme ka publikuar të dhënat e par...

Në Itali, Ministria e Brendshme ka publikuar të dhënat e para të procesit që ka nisur më datë 1 qershor 2020 në lidhje me punësimin dhe pajisjen me leje të rregullta qëndrimi për emigrantët ilegalë në shtetin italian. Pas dy javësh që ka nisur ky proces, janë prezantuar rreth 32 mijë kërkesa me një mesatare […]

Lexo më shumë

Përjetësisht të përjashtuar/ Lorik Cana dhe Saimir Pirgu, mes emigrantëve që firmosin peticionin për të votuar

Përjetësisht të përjashtuar/ Lorik Cana dhe Saimir Pirgu, mes emigrantëve që firmosin peticionin për të votuar

Publikuar më 14.06.2020
Nis nënshkrimi i peticionit për të drejtën e votës së emigra...

Nis nënshkrimi i peticionit për të drejtën e votës së emigrantëve. Brikena Muharremi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës thotë për “Shekulli”-n se peticioni ka patur mbështetje të jashtëzakonshme, përfshirë edhe personazhe të famshëm. 1.6 milionë shqiptarë vazhdojnë të jenë të përjashtuar ndër vite Enida Vërça Diaspora kërkon sistem proporcional me lista të hapura dhe […]

Lexo më shumë

Tragjike/ 34-vjeçarja shqiptare humbet jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali

Tragjike/ 34-vjeçarja shqiptare humbet jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali

Publikuar më 13.06.2020
Një aksident tragjik i shënuar në Poggio Rusco, në provincën...

Një aksident tragjik i shënuar në Poggio Rusco, në provincën e Mantovës në Itali, i ka marrë jetën një vajze 34-vjeçare shqiptare. Mediat italiane kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Fatma Coren, e cila fatkeqësisht humbi jetën ditën e enjte pas aksidentit të rëndë. Është mësuar se e reja shqiptare po udhëtonte me […]

Lexo më shumë