Gjonçaj zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, zëvendëson Albana Shtyllën

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Genc Gjonçaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, funksion që do ta drejtojë pas datës 16 tetor.

Gjonçaj zëvendëson në këtë detyrë Albana Shtyllën e cila u zgjodh në organet e Vettingut.

Gjonçaj ka mbajtur më herët detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Më herët ai ka qenë i ngarkuar me detyrë si përfaqësues i Partisë Socialiste pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.