Gjirokastër, vërshimet e lumit shkatërrojnë Urën e Hoshtovës, monument 200-vjeçar (FOTO)

Publikuar më 04. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Reshjet intensive të shiut dhe vërshimet në lumë kanë shkatërruar Urën e Hoshtovës, një monument afro 200-vjeçar.

Përpos vlerave monumentale, ura ishte ende në funksion pasi përdorej nga banorët e zonës. Ura lidhte disa nga fshatrat përreth.

Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës kishin përfunduar projektin dhe ishin në fazë tenderimi për rikonstruksionin e këtij monumenti.

Por me sa duket mosndërhyrja në kohë bëri që të shkatërrohej ky monument kulture.

Drejt Hoshtovës janë nisur inxhinierët e Drejtorisë së Monumenteve dhe Ministrisë së Kulturës.