Gjetja gjeniale e një taksisti kinez për tu mbrojtur nga Covid 19

Mbrojtja është parësore, në rast se bie fjala për koronavirusin dhe tashmë më së miri këtë dinë ta bëjnë vetëm kinezët, të cilët kanë përjetuar një përvojë të hidhur ankthi dhe paniku gjatë këtyre dy muajve. Vigjilent në maksimum është një taksist nga Kina.

Në rrjetet sociale është publikuar një video që është filmuar nga një pasagjer brenda taksisë, ku shihet se si taksisti është mbrojtur nga infeksionet e mundshme.

Ai në fakt ka izoluar ndenjësen e shoferit, e ky veprim ka bërë që njerëzit të kenë opinione të ndryshme lidhur me këtë veprim të tij. Ndërsa disa prej pasagjerëve gjenin rastin të talleshin, të tjerë e përgëzonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet