Gjest heroik/ Infermierja britanike shpëton gruan shqiptare nga prostitucioni

Stafi i një spitali në Angli, ka bërë të mundur shpëtimin e një gruaje shtatzënë nga prostitucioni.

Dy persona të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore janë ndaluar nga policia britanike, pasi një grua shtatzënë ka ngritur dyshime se do të trafikohej prej tyre.

Stafi i një spitali në Surrey të Britanisë ka ngritur alarmin për këtë fakt, pasi një infermiere ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me një paciente të shtruar në maternitet.

Infermierja ka patur dyshime për sjelljen e një prej të ndaluarve nga policia, i cili ka shoqëruar shqiptaren shtatzënë. Pasi gruas i është siguruar një përkthyes, iu dha mundësia për të qëndruar larg të dyshuarit, i cili kishte dhënë indikacione se do ta trafikonte atë.

Gjithashtu infermierja u bë dyshuese edhe për të ndaluarën e dytë nga policia.

Forcat e policisë bën të mundur ndalimin e një 28-vjeçare nga Godalming si dhe një 26-vjeçari me dyshimin për trafikimin të qenieve njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet