×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjermania super-ofertë infermierëve shqiptarë, QSUT drejt zbrazjes

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor që ka prekur prej vitesh Shqipërinë rrezikon të përforcohet edhe më tej për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermiereve nga Shqipëria. Para disa ditësh një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e pa aplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë te vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri kundrejt një pagesë mujore 400 euro. Pagesa do të jepet si kompensimin për rrogën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ato të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës.

Më parë ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë pagat do të kalojnë 2000 eurot. Për shkak të kësaj situatë një nga pavionet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30 për qind. Nga 23 infermierë që janë në organike gati 6 vende janë vakante, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë. Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare sidomos infermierët shqiptare kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë. Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh.

Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë. Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhërit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, teksa janë diplomuar mbi 250 nga fakulteti u mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bene më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialiste ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Covid-19 izolon Shqipërinë/ Policia: Mund të lëvizim vetëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Covid-19 izolon Shqipërinë/ Policia: Mund të lëvizim vetëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar më 11.07.2020
Situata me Covid-19 ka bërë që Shqipëria të jetë një ndër ve...

Situata me Covid-19 ka bërë që Shqipëria të jetë një ndër vendet më të izoluara në Evropë. Policia e Shtetit bën me dije se aktualisht shqiptarët mund të lëvizin vetëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet: me Kosovën lëvizja e […]

Lexo më shumë

E rëndë në Sarandë, gruaja gjendet e pajetë në dhomën e resortit

E rëndë në Sarandë, gruaja gjendet e pajetë në dhomën e resortit

Publikuar më 11.07.2020
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Sarandë, ku një gru...

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Sarandë, ku një grua 69-vjeçare u gjet e pajetë në një resort në Sarandë, Mësohet se gruaja me incialet L.P., është gjetur e pajetë në dhomën e resortit turistik nga vajza e saj. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që lajmëroi ambulancën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur […]

Lexo më shumë

Rrëfimi tronditës i ish-zyrtarit të Sigurimit: Koliqi dhe Camaj ishin poliagjentë që punonin për UDB, SIM dhe CIA

Rrëfimi tronditës i ish-zyrtarit të Sigurimit: Koliqi dhe Camaj ishin poliagjentë që punonin për UDB, SIM dhe CIA

Publikuar më 11.07.2020
Nga Xhevdet Shehu Dje pasdite bisedova me një nga oficerët e...

Nga Xhevdet Shehu Dje pasdite bisedova me një nga oficerët e lartë të ish-Zbulimit shqiptar (Sigurimit të Shtetit) Dr. Hasan Luçin. Ai ka qenë punonjës i Shërbimit të Jashtëm të Fshehtë Shqiptar. I mbuluar me statusin e një diplomati që kryen veprime konsullore, ai ka qenë në ambasadën tonë në Francë për dymbëdhjetë vite të […]

Lexo më shumë

E FUNDIT/ Konfirmohen dy raste të reja me Covid në Elbasan, nisen me urgjencë drejt Tiranës

E FUNDIT/ Konfirmohen dy raste të reja me Covid në Elbasan, nisen me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar më 10.07.2020
Mbrëmjen e sotme mësohet se dy raste të tjera janë konfirmua...

Mbrëmjen e sotme mësohet se dy raste të tjera janë konfirmuar me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Sipas AbcNeës raportohen se janë infektuar një burrë dhe një grua të moshës rreth 50-vjeçare. Bëhet me dije se rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner. Dyshohet se të infektuarit të jenë infektuar në Spitalin e […]

Lexo më shumë

Silva Bino: Të mbyllim sërish fundjavat që të ulet numri i të infektuarve, ta bëjmë këtë sakrificë

Silva Bino: Të mbyllim sërish fundjavat që të ulet numri i të infektuarve, ta bëjmë këtë sakrificë

Publikuar më 10.07.2020
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silv...

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava. Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të […]

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit mesazh pedagogëve: Mos penalizoni studentët me rezultate më të ulëta për shkak të situatës, kujdes me notat

Ministria e Arsimit mesazh pedagogëve: Mos penalizoni studentët me rezultate më të ulëta për shkak të situatës, kujdes me notat

Publikuar më 10.07.2020
Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë iu ka kërkuar pedagog...

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë iu ka kërkuar pedagogëve që të mos penalizojnë studentët me rezultate shumë më të ulëta se në provimet e mëparshme për shkak të situatës nga COVID-19 dhe mënyrës së re të zhvillimit të mësimit. Ndër të tjera thuhet se pavarësisht mënyrës së ndryshme të zhvillimit të mësimit, rezultatet e […]

Lexo më shumë

Tjetër lëkundje tërmeti ndjehet në Shqipëri, ja epiqendra

Tjetër lëkundje tërmeti ndjehet në Shqipëri, ja epiqendra

Publikuar më 10.07.2020
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar ditën e sotme ...

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar ditën e sotme në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet janë ndjerë rreth orës 15:43 dhe ka qenë i magnitudës 3.4 ballë. Ashtu siç raporton edhe IGJEUM epiqendra e tërmetit ka qenë 5 kilometra bë Perëndim të Kamenicës në Korçë dhe ishte […]

Lexo më shumë

Dëshmitë e fqinjëve për familjen Josifi në prokurori, kush është çifti misterioz që vizitonte tre gratë (DETAJE)

Dëshmitë e fqinjëve për familjen Josifi në prokurori, kush është çifti misterioz që vizitonte tre gratë (DETAJE)

Publikuar më 10.07.2020
Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku u gjetën të vetëflijua...

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë, prokuroria ka nisur hetimet intensive. Qytetarë dhe komshinjtë me familjen Josifi, kanë informuar polivinë edhe mbi personat që takoheshin me tre gratë e familjes Josifi gjatë viteve fundit. Sipas dëshmitarëve, Zhaneta dhe Anisa Josifi janë parë shpesh në disa zona të […]

Lexo më shumë