Gjermania, Shqipëria dhe kriza

Lavdosh Ferruni

Pardon. Nuk është fjala për krizën politike, lakuar me mijra herë në çdo media, nga të gjithë, politikanë, analistë, moderatorë, dhe më pak nga njerëz të zakonshëm. Është fjala për krizën klimatike.  Një mik në Gjermani më shkruan në email “Ç’bëhet andej nga Shqipëria? Këtu sa të hapësh TV sheh të flitet gjithandej për krizën klimatike” Ja, një lajm i freskët: “Në një panel diskutimi midis antarëve të Bundestagut Gjerman, Ministrisë Federale për Mjedisin, REMONDIS (kompania më e madhe e riciklimit në Gjermani)  and NABU ( Unioni i Ruajtjes se Natyrës dhe Biodiversitetit) u presantua studimi i ri ‘nga mbetjet në energji në Gjermani’. Dhe mesazhi shprehur titull në konferencë shtypi lidhur me këtë diskutim nga NABU ishin : ” Shumë incineratorë mbyllen derin 2030 – përdoret potenciali i riciklimit”.  Në studim i mëshohet kthimit të mbetjeve organike në pleh organik, apo prodhim gazi për energji elektrike në vend që të incenerohen, kurse për djegjen e plastikës do te vendosen taksa në kuadër të Aktit të mbrojtjes së Klimës dhe kalkulohet të reduktohen rreth 6.8 milion ton CO2 që clirohen në Gjermani.

Kriza klimatike është tashmë në axhendë të cdo qeverie të përgjegjshme dhe sidomos asaj europiane. Kreu i ri i Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fjalimin e parë të saj para Parlametit Europian shprehu prioritetin e saj kur tha: “Sfida e ngutshme është të mbajmë planetin tonë të shëndetshem. Kjo është përgjegjsia dhe mundësia më e madhe në kohën tonë. Unë dua që Europa të jetë kontinenti  i parë në botë me klimën neutrale deri në vitin 2050.”

Gjithëqeveria , gjithëopozita, gjithëmedia dhe kriza

Ndërsa Bota zjen për krizën klimatike politikanëve shqiptarë u duket vetja se jetojnë në një planet tjetër. Nuk është parë e dëgjuar ndonjë politikan e aq më pak ndonjë lider Partie të përmendi termin “Ndryshime klimatike” apo “Krizë klimatike”. Por, duke qënë se shembulli i mësipërm i Gjermanisë ishin inceneratoret  ja vlen të shkruajmë diçka për fenomenin e kthimit të Shqipërisë në vendin e avanguardë t të incenerimit në Ballkan, rajon, ku aktualisht nuk egziston asnjë  incenerator. Ja kjo është situata; Gjermania i shkul inceneratorët Shqipëria i ngul. Kemi të ngulur inceneratorin e Elbasanit, i cili nuk punon dhe po ndërtohet i Fierit, i cili (sic është argumentuar) gjithashtu nuk do të punoj. Më pas nuk dihet, akoma, fati i koncesionit për incenerator të Tiranës? A mund të mendoj dikush se heshtja gjithëpërfshirse dhe gjthëkohore e gjithëqeverisë dhe gjithëopozitës si edhe e gjithëmedias lidhur me inceneratorët, ose dhe vetëm me termin incenerator ka të bëjë me impaktin negativ që inceneratorët kanë në krizën klimatike? Askush.  Çdokush mund të  kuptoj pse gjithëqeveria dhe gjithëmedia heshtin, por pse gjithëopozita hesht e kupton vetëm pakkush. Shumëkush po kupton se nëse sistemi politik nuk arrin të veproj ndaj krizës klimatike, e cila është e lidhur me mijra fije të dukshme e të padukshme me vetë jetën e cdo qënie humane  është i destinuar të shkoj me shpejtësi drejt vetëshkatrrimit. Kjo duket po ndodh në Shqipëri.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet